Thaçi: Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave

Aktuale November 16, 2018 - 21:59
Lexo detajet!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka quajtur fatkeqësi të madhe humbjen e jetës së tre personave në aksidentin e sotëm, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

LEXO EDHE: Ambasadorja turke ka pësuar lëndime serioze trupore

“Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave në aksidentin rrugor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, si dhe lëndimi i disa të tjerëve, përfshirë këtu edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Bashkëndjej me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident komunikacioni, kurse ambasadores Kiliç dhe të lënduarve të tjerë u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.