Ismaili paralajmëron pezullimin e zyrtarëve të arrestuar për korrupsion

Aktuale November 16, 2018 - 17:36
Lexo detajet!

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të ministrisë së Shëndetësisë për keqpërdorimin e mbi 1 milionë eurove, transmeton “Zëri.info”.

Ismaili përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat për pezullimin e dy zyrtarëve të dyshuar.

LEXO EDHE: Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

Ai po ashtu ka bërë të ditur se muaj më parë ka njoftuar policinë si dhe organet tjera relevante mbi keqpërdorimet e bëra në ministrinë e Shëndetësisë.

Postimi i plotë i Ismailit:

Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.

Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë.