Nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL fitojnë të gjithë, MPJ iu bën thirrje shteteve anëtare të votojnë pro Kosovës

Aktuale November 16, 2018 - 15:06
Lexo tjera detaje

Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson qëndrimin e saj zyrtarë se procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL i kontribuon fuqishëm rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional dhe paralelisht me këtë ndihmon në forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit ndërkombëtarë.

Ministria e Punëve të Jashtme është thellësisht e bindur se ky proces i shërben jo vetëm interesit kombëtar të shtetit të Kosovës dhe shtetasve të saj, por edhe të gjitha shteteve anëtare të kësaj organizate dhe shtetasve të tyre.

Si mund të kurseni për Black Friday?

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Në mbështetje të kësaj MPJ konsideron se nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të fitojnë të gjithë shtetet anëtare dhe shtetasit e tyre, ndërsa humbës do të jetë vetëm krimi-trasnacional.

“Republika e Kosovës, respektivisht organet e saj të rendit dhe Ligjit në dhjetë vjeçarin e tyre të ekzistencës si shtet kanë demonstruar profesionalizëm të lartë dhe kanë marrë vlerësime të mëdha në kryerjen e suksesshme të operacioneve të përbashkëta trans-nacionale si me INTERPOL-in dhe Organizata të tjera, ashtu edhe si një anëtarë serioz, kredibil dhe i përkushtuar ndërkombëtarë në Koalicionin Koalicionin Global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se i ka prezantuar me kohë argumentet e saj bindëse ligjore dhe profesionale të gjitha shteteve anëtare në mbështetje të anëtarësimit të vendit në këtë Organizatë dhe i bën thirrje edhe njëherë të gjitha shteteve anëtare, që të votojnë në favor të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit fqinjësor, rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e krimit-transnacional, respektivisht anëtarësimit të  Kosovës.