Abdixhiku komenton takimin Thaçi-Putin në Francë

Aktuale November 13, 2018 - 21:04
Lexo tjera detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që ka zhvilluar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, në Francë.

Abdixhiku ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se beson se ky takim ka qenë “i planifikuar dhe i ndërmjetësuar”.

Kushdo që e ka ndërmjetësuar takimin Thaçi-Putin “nuk ia do të mirën Kosovës”, ka vlerësuar Abdixhiku.