Thaçi: Libër i ri pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull

Aktuale November 09, 2018 - 16:36
Promovohet në Paris libri i ri për Kosovën

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur që libri “Lindja e një demokracie” është promovuar sot në Paris. Sipas Thaçit në këtë libër janë sqaruar në mënyrë të hollësishme ngjarjet e Kosovës në rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

“Lindja e një demokracie” është libri i promovuar sot në Paris, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, ku përshkruhen hollësisht ngjarje të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt pavarësisë”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Libri i dytë për Hashim Thaçin u promovua sot në Paris

Ky është postimi i plotë:

Edhe një libër i ri për Kosovën, që pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull, para dhe pas krijimit të shtetit tonë.

“Lindja e një demokracie” është libri i promovuar sot në Paris, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, ku përshkruhen hollësisht ngjarje të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt pavarësisë.

Vërtet kemi pasur momente të vështira në Kosovën e pasluftës me administratorin Koushner, por e falënderoj shumë për kontributin e tij të madh.

Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë! HTH