Aktuale

Topalli: VV ka frikë të marrë përgjegjësi e LDK do që ta rrëzojë qeverinë

Topalli: VV ka frikë të marrë përgjegjësi e LDK do që ta rrëzojë qeverinë
08 nëntor 2018 • 22 : 45

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka vlerësuar se nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë në mes të opozitës.

“Opozita nuk është as e bashkuar as nuk ka strategji se si do të ndikonte në ndryshimin e kësaj gjendje. Nëse kjo temë është kaq e rëndësishme duhet të ulemi të diskutojmë brenda kuvendit”.

“E konsideroj shumë të dëmshme që s’ka bashkëpunim serioz, s’ka strategji të përbashkët se si do të veprojmë në këto çaste si opozitë e përbashkët”.

Deputeti i PSD-së theksoi se kuvendi nuk po i përmbushë përgjegjësitë dhe detyrat që i ka, ngaqë sipas tij, nuk po ulen të diskutojnë.

Ai gjithashtu adresoi kritika ndaj qeverisë për mungesën e një platforme në lidhje me dialogun Kosove-Serbi, përderisa komentoi veprimet e VV-së e LDK-së.

“Qeveria po e sheh që opozita nuk është e gatshme të diskutojë. Qeveria do të duhej të dilte me platformën e saj dhe të ecte përpara”.

“Mendoj se ka nevoje për unitet të përgjithshëm mirëpo gjendja është kjo; Vetëvendosje nuk është fare e interesuar, ka frikë të marrë përgjegjësi qoftë për dialogun qoftë për çështje tjera ndërsa LDK-ja është e interesuar për dialog, por njëherë duan ta rrezojnë qeverinë pastaj ta bëjnë këta dialogun”. /Klankosova

© zëri.info