Vuçiq: Për Thaçin jam djall, për kroatët terroristë

Aktuale November 08, 2018 - 12:27
Lajmet e fundit nga vendi

“Nuk ndjehem mirë apo këndshëm të flas me Thaçin, por më duhet... është puna ime. Më mirë 100 ditë për të negociuar në vend se të luftohet një ditë ... Shumë preferojnë të paraqiten si heronj dhe harrojnë për çmimin që duhet paguar ... Për mua, njerëzit janë më të rëndësishëm, siguria e tyre, nuk ka diçka më të rëndësishme se kjo ... Ata që mendojnë për të treguar muskujt, duhet të mendojnë në lidhje me çmimin që duhet paguar” tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një transmetim televiziv live nga Helsinki, ku ai po merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (EPP), transmeton zeri.info.

Vuçiq sot nga Helsinki udhëton drejtë në Bruksel për një takim me Hashim Thaçin, të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast, duke komentuar Thaçin se do të "preferote të ulej në tryezë me djallin e zi sesa me Vuçiqin", ka thënë se edhe për të nuk është e këndshme për t'u ulur dhe për të biseduar me Thaçin, por i duhet, sepse ajo është puna e tij.

LEXO EDHE: BE konfirmon se takimi Thaçi-Vuçiq do të mbahet në orët e pasditës

“Është shumë interesante që për Ugljanin jam homoseksual dhe fashistë, për Thaçin djall, për kroatët terroristë, dhe Komsiçin më mirë mos ta përmend ... Për një pjesë të njerëzve në Serbi unë jam tradhtar”, tha Vuçiq duke shtuar se "tashmë i duhet të udhëtojnë në Bruksel, që ata të takojnë djallin dhe unë të takojë zotërinj të vërtet"./Zëri