Haradinaj thotë se një regjiment i ushtrisë do të vendoset në pjesën veriore të Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se brenda këtij muaji edhe do të behët formimi i saj. Ai ka treguar edhe disa detaje se si do te duket ushtria e Kosovës.
“Ushtria e Kosovës do të duket si ushtri. Ajo do të jetë e tillë si çdo ushtri e botës. Ushtria jonë do t’i këtë tri regjimente; do të thotë janë tri regjimente tokësore, dmth ushtri këmbësore. Njëra do të vendoset në Gjilan, njëra në pjesën jugore dhe njëra do të vendoset kah veriu. I veriut është i treti në radhë. Ushtria jonë do të ketë komandën e gardës. Disa do të jenë aktiv e disa rezervë”, ka teguar Haradinaj në Klan Kosova.
Ai ka thënë ushtria e Kosovës nuk do të ketë asnjë mungesë.
“ Ne nuk do të kemi nëndetëse apo diçka të tillë, sepse s’kemi deti. Mirëpo, gjerat e tjera që i prekësin një ushtrie do t’i ketë”, ka thënë Haradinaj.