Zgjedhje në Shqipëri, presidenti cakton datën

Aktuale November 05, 2018 - 13:37
Zgjedhjet vendore do të mbahen ditën e dielë, në datën 30 qershor 2019.

Presidenti Ilir Meta dekretoi të dielën e fundit të qershorit për zgjedhjet e pushtetit vendor, njoftoi Presidenca, transmeton portali "Zëri.info".

Më 31 tetor Presidenti Meta zhvilloi konsultime me palët përsa i përket datës së zgjedhjeve. Ai takoi për 30 minuta kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se bëhej fjalë për dy data, dy të dielat e fundit të qershorit.

Takimin e dytë këshillues Kreu i Shtetit e pati me kreun e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, sërish përreth 30 minuta. I fundit që takoi Meta ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, me të cilin bisedoi përreth 60 minuta. (TCH)