Sveçla dhe Krasniqi në Kuvend, pas përplasjes së mbrëmshme

Aktuale November 01, 2018 - 10:55
Lexo tutje....

Pas përplasjes së mbrëmshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Xhelal Sveçla dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, deputeti i partisë së Kurtit duket i buzëqeshur.

Ai po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku shihet në mesin e kolegëve nga partia e tij.

LEXO EDHE: Xhelal Sveçla jep deklaratën e parë pas rrahjes

Të mërkuren në mbrëmje pasi ka përfunduar emisioni Rubikon në KTV, janë përplasur fizikisht në mes vete deputeti Sfeçla dhe Krasniqi.

Telegrafi ka tentuar të komunikojë me të implikuarin Xhelal Sveçla dhe Frashër Krasniqin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndryshe, në sallën e Kuvendit ka ardhur edhe deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi. 

Image

Image