Krasniqi e provokoi Sveçlën: Po të rrin mirë frizura

Aktuale October 31, 2018 - 23:42
Lexo me shume detaje!

Pas përleshjes së sontme mes dy deputetëve Frshër Krasniqi nga PSD dhe Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje  pas përfundimit të emisionit Rubikon në Ktv, Zëri.info ka arritur të kuptoj shkakun e këtij incidenti.

Sipas një burimi të Zëri.info, deputeti i PSD-së ishte tallur me 'frizurën' e Sveçlës për çka edhe ky i fundit i ka reaguar ashpër duke kaluar edhe në përleshje fizike. 

LEXO EDHE: Besa Gaxherri konfirmon përleshjen e Krasniqit dhe Sveçlës

“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përleshja”, ka thënë ky burim  për “Zëri.info”.

Kujtojmë se deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e cila ishte pjesë emisionit Rubikon e ka konfirmuar për Zëri.info përleshjen mes dy deputetëve. ZERI