Seancë e jashtëzakonshme, kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufirit

Aktuale October 29, 2018 - 12:02
Lexo detajet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhje sot, me ç’rast ka vendosur që më 31 tetor të mbahet seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit në dialogun Kosovës- Serbi, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, deputeti i LDK-së Armend Zemaj ftoi të gjitha partitë politike që të bëhen pjesë e kësaj seance.

LEXO EDHE: 'Në vitin 2019 do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi'

“U caktua seanca për datë  31 tetor. Ftojmë të gjitha grupet politike të bëhen pjesë të këtij debati dhe kjo çështje ta marrë përfundimin e merituar. Seanca është caktuar në orën 10:00. Besoj që këtë herë nuk do të këtë sabotim për të futur seanca të tjera”, theksoi Zemaj.

Sipas tij, është e drejtë ligjore dhe kushtetuese mbrojtja e territorit të Kosovës. /Zëri