Isa Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së
Aktuale
October 28, 2018 - 21:28
Kjo është arsyeja
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë nesër anëtarët e Kryesisë së saj.
Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 14, të hënën, ndërsa do të udhëhiqet nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Kështu ka bërë të ditur LDK-ja, nëpërmjet një njoftimi.
Mbledhja do të jetë e hapur, teksa mediat janë ftuar të marrin pjesë për përcjelljen e saj.
Temat e diskutimit në këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së nuk janë bërë të ditura.