Visar Ymeri tregon se a do të bëjë PSD-ja koalicion me PDK-në

Aktuale October 23, 2018 - 22:51
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend.

I pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.

“Me PDK’në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.

PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri.

“Pastaj mund të flasim për një demokraci të mirëfilltë”, është shprehur ai.