Veseli: Nuk do të lejojmë të cenohet asnjë milimetër e territorit tonë

Aktuale October 22, 2018 - 20:16

PDK-ja ka hapur Konventën e saj zgjedhore në Prishtinë, në vazhdën e hapjes së saj nëpër komuna të ndryshme të vendit. Kryetari i partisë, Veseli,  ka mbajtur aty një fjalë rasti, me ç’rast ka thënë se subjekti që ai drejton nuk do të lejojë cenimin e asnjë milimetre territorI të vendit, njofton partia përmes një komunikate, transmeton zeri.info.

“Ky është vizioni ynë në dekadën e dytë të shtetit, ta ndërtojmë shtetin tonë në besim e integrim. Kush mundet ma mirë me bë sesa PDK. Garancë e kufijve e sovranitetit integritetit tonë janë institucionet e Kosovës. Nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet asnjë milimetër e territorit të Kosovës. Duhet të punojmë më shumë dhe me më shumë vendosshmëri”, tha Veseli.

Ndërkohë, ministri Ismaili që vie nga radhët e PDK-së, u shpreh i bindur se PDK-ja do ta shënojë fitoren e parë në Prishtinë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sot kemi me fillu me Dekadën e Re, do ta hapë etapën për fillimin e ndryshimit në Prishtinë. Do të kemi një shtrirje shumë më të madhe, më të fuqishëm dhe rrjedhimisht do të jemi të përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të shënojnë fitoren e PDK-së në Prishtinë”.

Fjalë rasti në këtë hapje kishin edhe zëvendëskryetari  Enver Hoxhaj dhe kryetari i degës në kryeqytet, Lirak Çelaj./ZERI