Nisin ditët e ftohta, këto temperatura do të mbretërojnë nesër

Aktuale October 22, 2018 - 20:11
Lexo tjera detaje

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, kështu kanë njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me rreze dielli, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.