Thaçi emocionet kur flet për prindërit

Aktuale October 20, 2018 - 22:14
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i vendit teksa është pyetur se kujt në jetë i kërkon falje, ai ka thënë që vetëm prindërve të tij. Teksa ka folur për marrëdhëniet me prindërit Thaçi është emocionuar dhe ka thënë që ndihet keq për arsyen që për 3 dekada nuk ka qëndruar afër prindërve të tij, raporton “zëri.info”.

“Gjithmonë u kërkoj falje prindërve të mi që nuk u kam qëndruar afër, sidomos në 3 dekadat e fundit. Do të doja të kaloja më shumë kohë e ta. Kështu që i kërkoj edhe familjes falje për këtë sepse do të doja të rrija më shumë me ta”, ka thënë ai duke shtuar se deri më tani për sa i përket politikës nuk i ka kërkuar asnjëherë falje askujt.

LEXO EDHE: Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

Ai po ashtu ka treguar se edhe çfarë u thotë prindërve të tyre kur e pyesin se çfarë është duke ndodhur në Kosovë.

“Ata më pyesin se qysh janë punët, unë ju them mirë ka mu ba edhe ma mirë. Besoj um besojnë. Më kanë dhënë mbështetje gjithmonë, më kanë mbështetur gjithmonë e sidomos kur kem qenë të ri e i kem marrë armët në duar së bashku me komandantin Adem Jasharin, Kadri Veselin, Sami Lushtakun e u kemi dal përballë forcave serbe.

Nuk ka qenë e lehtë me të dal djali nga shpija e mos me ditë a ka mu kthy gjallë apo jo”, ka thënë ai. /ZËRI