Thaçi takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë

Aktuale October 19, 2018 - 20:35
Lexo tjera detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.

Shkrimi i plotë i Thaçit: 

Sapo e përfundova një takim shumë të mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuëoëlu, me të cilin bisedova për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve, ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. HTH