Hoti tregon se kush do të i paguaj 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol

Aktuale October 19, 2018 - 11:35
Lajmet e fundit nga vendi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 1.2 milionë eurove për lotimin e anëtarsimit të Kosovës në INTERPOL, raporton “Zëri.info”.

Sipas Hotit INTERPOL-i nuk është një organizatë biznesore dhe janë shtetet anëtare ato që vendosin nëse një shtet duhet të anëtarësohet apo jo.

Ai ka deklaruar se taksat e qytetarëve nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të tilla.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur . /ZËRI