Sali Berisha uron Kosovën për ushtrinë

Aktuale October 18, 2018 - 23:40
Lajmet e fundit nga vendi

Ish- presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Kosovën për votimin pro tri projektligjeve të FSK-së që i hapin rrugën krijimit të ushtrisë. Berisha këtë ditë e ka konsideruar të veçantë për Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Sipas Berishës votimi i këtyre projektligjeve është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe integrimin e Kosovës në NATO.

LEXO EDHE: Shqipëria mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

Ky është postimi i plotë i ti:

Nje vote per t’u pershendetur!

Te dashur miq, sot eshte nje dite e veçante per Kosoven dhe qytetaret e saj.

Sot forcat politike parlamentare te Kosoves, te mazhorances dhe opozites votuan ne nje akt historik, me nje mazhorance kushtetuese, tre ligje per reformimin e Forces se Sigurise se Kosoves, shnderrimin e saj ne ushtri te Kosoves dmth ne nje force me detyre mbrojtjen e territorit te republikes se Kosoves.

Duke pershendetur votimin e ketyre tre ligjeve te krijimit te ushtrise se republikes se Kosoves, shpreh bindjen se ky eshte nje hap shume i rendesishem per bashkepunimin dhe integrimin e Kosoves me NATOn. Sb /ZËRI