Çitaku: Askush nuk kanë qenë më të pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes llogarisë së saj në Facebook ka reaguar menjëherë pas miratimit të pakove të projektligjeve për FSK-në, shkruan “Zëri.info”.
Çitaku i uruar pjesëtarët e FSK-së, me rastin e miratimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në.
Ambasadorja po ashtu ka falenderuar Gjeneralin Rrahman Rama, për të cilin tha se me pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të përgatitura.
Postimi i plotë i Çitakut:
Arlilenës dhe Yllit, dhe të gjithë kadetëve dhe oficerëve të FSK - URIME! Falemderimi ju takon juve, që me aq profesionalizëm e keni bërë FSK-në partner të besueshëm dhe kredibil.
Si ambasadore kam pritur dhe përcjellur dhjetëra delegacione. Askush asnjëhere nuk ka qenë më i pregaditur dhe më në nivel se oficerët e FSK-së. Shumica prej tyre kanë ndjekur shkollat më të mira në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Jetonin, Ilirin, Gencin,e shumë e shumë të tjerë me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj, do t’i kishte lakmi secila ushtri në botë.
Falenderim i poaçëm për Gjeneralin Rrahman Rama i cili me aq shumë pjekuri ruajti bërthamën e FSK-së duke e rritur, kultivuar dhe pasuruar me gjenerata të reja e të pregaditura.