Ahmeti kundër vendimit për importimin e veturave të vjetra

Aktuale October 17, 2018 - 18:54
Kjo është arsyeja e kundërshtimit

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka marrë vendim për zgjatjen e lejimit të importimit të veturave të vjetra deri në 15 vite, nga 10 sa ishte me ligjin aktual. Kundër këtij vendimi ka dal i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, raporton “Zëri.info”.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ky vendim është në kundërshtim me zotimet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

LEXO EDHE: Komisioni për Buxhet përfshihet në debatin për importin e veturave të vjetra

“Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.