Përfaqësuesit e veteranëve e kanë një kërkesë për ministrin Reçica

Aktuale October 17, 2018 - 16:15


Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së janë takuar sot me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Sipas një njoftimi për media nga OVL e UÇK-së, në këtë takim u diskutua për veteranët e luftës së UÇK-së si: Pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes si dhe kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim.

“Ministri Reçica premtoi se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së.