Kryerja e veprimtarisë terroriste nga të kthyerit në vendin e origjinës, trendi më i ri nga ISIS

Aktuale October 17, 2018 - 11:09
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryerja e aktivitetit terrorist në vendin e origjinës është trendi më i ri i përdorur nga ISIS, ka vlerësuar si gjetje kryesore të hulumtimit, hulumtuesi i lartë në QKSS, Skënder Perteshi, raporton “Zëri.info”.

"Më herët është bërë fjalë për rekrutim, por trendi ka ndryshuar. Me sulmet ushtarake të perëndimit, u arrit pothuajse të shkatërrohet krejt fizikisht ISIS-i dhe të ndalohet rekrutimi. Por tash ka ndryshuar strategjia. Tani  ju kërkohet anëtarëve që janë kthyer, veprimtarinë ta kryejnë tek vendi i tyre i origjinës", ka deklaruar Perteshi.

Perteshi ka vlerësuar se prej numrit total të rikthyerve, 1 në 25 apo 1 në 26 po angazhohen në kryerjen e aktiviteteve terroriste, te cilat megjithatë po bllokohen nga institucionet kompetente.

"Bombë e kurdisur janë rikthyerit. Vetëm prezenca e tyre paraqet rrezik për shkak të shkathtësive luftarake dhe aftësive tjera që i kanë marrë. 1 në 25 apo 1 në 26 nga të rikthyerit mund të vlerësojmë se janë angazhuar për kryerjen e ndonjë aktiviteti", ka deklaruar Perteshi.

Raporti tjera sfida të reja për ekstremizmin e dhunshëm që e prek edhe Kosovën i sheh edhe luftëtarët nga diaspora, të tillë të cilët kanë një nënshtetësi tjetër nga ajo e Kosovës.

Sipas Përteshit janë rreth 48 persona që kanë shkuar nga Kosova si gjeneratë e dytë apo e tretë në një vend të tjetër, por që gjithsesi regjistrohen si kosovarë nga organizatat e huaja.

Po ashtu ai përmendi si shqetësim edhe mosbashkëpunimin me vullnet të familjeve të të shkuarve në ISIS me institucionet vendore të sigurisë dhe bashkëpunimin më të theksuar me grupe joformale religjioze apo të afërm në këtë drejtim