Në ditën kur shpalli largimin nga OKB, Nikki Haley ia bëri një favor Kosovës

Aktuale October 17, 2018 - 10:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së t'i japë fund mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Ajo në letër ka theksuar se UNMIK-u ka mbetur i pandryshuar, përkundër përsëritjes së vazhdueshme të qëndrimeve të anëtarëve shumicë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se misioni në fjalë ka përmbushur mandatin e vet.

"Për disa vite, misioni i OKB-së në Kosovë, ka dhënë një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjidh konflikte komplekse. Suksesi i Kosovës, i shënuar me dhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duhet të jetë arsye për të festuar dhe një simbol i kontributit të madh që OKB-ja ka bërë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë" , thekson Nicky Haley./