Daçiq: Shteti i Lesotos tërhoqi njohjen e Kosovës

Aktuale October 16, 2018 - 17:05
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Lesoto tërhoqi qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës dhe deklaratat që mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, pas një takimi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të atij vendi afrikan, transmeton "Zëri.info". 

Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka rishikuar qëndrimin e saj politik për statusin e Kosovës, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Lesotos.

“Qeveria e Mbretërisë së Lesotos beson se kontributi i saj i vetëm për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, në vend të përcaktimit të statusit të saj para se të përfundojë dialogu. Prandaj, shtetësia e Kosovës është një çështje e parakohshme. Qeveria e Mbretërisë së Lesotos nuk ka komentuar mbi këtë çështje, as nuk do të bëjë kështu derisa dialogu mes të dy palëve të përfundojë. Kur palët arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështesë atë në mënyrë të vendosur”, thotë deklarata./ZERI