Tahiri: Përmes ‘Drejtësia 2020’ do të provojmë menaxhimin më të mirë të sistemit të drejtësisë

Aktuale October 16, 2018 - 14:29

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se vendit i nevojitet një menaxhim më i mirë i sistemit të drejtësisë dhe përmes agjendës ‘Drejtësia 2020’ do të provohet kjo.

“Nëse kuadrin ligjor e kemi në rregull, tani edhe resurset janë duke u plotësuar, prandaj vendit i nevojitet një menaxhim shumë më i mirë i sistemit të drejtësisë, përmes përmbylljes së disa çështjeve vitale, gjë që do të provojmë ta arrijmë përmes agjendës “Drejtësia 2020"”, ka shkruar në Facebook Tahiri pas tryezës së organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ku ai mori pjesë.

Ai ka deklaruar se ka nevojë për adresa qoftë të dështimit ashtu edhe të suksesit përmes reformës për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, do të arrihej kjo./ZERI