Pacolli konfirmon shkarkimin e Bejtush Gashit

Aktuale October 15, 2018 - 15:18
DETAJET

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahmim Pacolli për gazetën “Zëri”, ka konfirmuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, raporton “Zëri.info”.

Në prononcimin e tij Pacolli nuk ka përmend emra të pasardhësit të mundshëm të Gashit, mirëpo ai ka thënë që arsyeja për shkarkimin e ministrit Gashi është mos performcnca e mirë e tij.

“Mund të u`a konfirmoj që është shkarkuar një ministër i AKR-së. Nuk dua të përmend emra. Partia ka kërkuar për një ministër të AKR-së që të shkarkohet për arsyet të mos performimit të mirë për çështjet  në interes të qytetarëve. Pritet që tash në këtë pozitë të emërohet dikush tjetër”, ka thënë Pacolli.

LEXO EDHE: Ky pritet të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme

Në media sot ka qarkulluar lajmi e zëvendës i Gashit mund të jetë Ekrem Mustafa nga qyteti i Ferizajit mirëpo i pyetur për këtë gjë, Pacolli nuk e ka pohuar e as mohuar lajmin.

“Akoma nuk dihet a vjen z. Mustafa apo ndokush tjetër akoma”, ka thënë ai.

Shkarkimi i Gashit ka ardhur në prag të negociatave që Kosova është duke i zhvilluar për anëtarësim në INTERPOL. Gashi është ministri i dytë i cili po shkarkohet nga kjo ministri, në kuadër të  Qeverisë “Haradinaj” ./ZËRI