Jeremiq: Vuçiq po e afron Kosovën në OKB

Aktuale October 15, 2018 - 12:00
DETAJET

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, Vuk Jeremiq sërish ka kundërshtuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, Vuk Jeremiq ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk duhet të lejojë arritjen e marrëveshjes që do ta mundësonte antarësimin e Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: A është demarkacioni zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë?

“Nëse lejojmë regjimin të arrijë marrëveshje për përcaktimin e kufijve të Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OBK, atëherë Vuçiq do të pajtohet me mendimin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që dëshirojnë t’ia pamundësojnë Serbisë të jetë shtet i vendosur demokratik”, deklaroi ai.