Vuçiq falënderon Kazakistanin për qëndrimin kundër Kosovës

Aktuale October 09, 2018 - 11:57
DETAJET

Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Kazakistanin për bashkëpunim politik dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar kundër Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Kazakistanin për bashkëpunim politik dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar kundër Kosovës.

Vuçiq po qëndron për vizitë në Kazakistan ku sot është takuar me presidentin Nursultan Nazarbajev.

“Serbia është partner i yti në Evropën juglindore dhe i mbështet të gjitha iniciativat tona në planin ndërkombëtar”, deklaroi Nazarbajev, transmeton lajmi.net.

“Në Kazakistan ekzistojnë 20 kompani me pjesëmarrje kapitale nga Serbia dhe jemi të interesuar për ta zgjedhuar bashkëpunimin në fushën e industrisë, energjetikës, infrastrukturës, e të tjera”, shtoi ai pas takimit.

Image

Edhe Vuçiq e falënderoi për bashkëpunimi politik në nivel të lartë edhe sa i përket qëndrimit të Kazakistanit në raport me Kosovën.

“Jemi falënderues për qëndrimin e Astanës në lidhje me Kosovën dhe i falënderojmë për mbështetje të integritetit territorial të Serbisë”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net. Dy presidentët i kanë dhënë mirënjohje njëri tjetrit, njësoj siç kishte bërë Vuçiq edhe në takimin e shkuar me presidentin e Rusisë, Vladimit Putin