Hoxha: Procesi i liberalizimit të vizave në prag të finalizimit

Aktuale October 09, 2018 - 10:41
DETAJET

Është mbajtur  takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, në të cilin ka marrë  pjesë edhe David Cullen, shef i Njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, raporton Zëri.info

Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane tha se integrimi i Kosovës është objektivi kryesor i qeverisë Haradinaj.

“Procesi i integrimit evropian mbetet objektivi kryesor i politikës së jashtme, në këtë drejtim MAS përbënë shtyllën kryesore të punës sonë, duke zbatuar reformat ne jemi duke e përshpejtuar këtë proces. Bashkëpunimi dhe përkrahja juaj janë dhe do të mbeten të pazëvendësueshme për perspektivën evropiane të Kosovës” tha ajo.

Tutje Hoxha theksoi se liberalizimi i vizave për kosovarët është në prag të finalizimit.

“Gjatë këtij viti që nga mbledhja e par kemi intesifikur dukshëm zbatimin e reformave të agjendës evropiane

LEXO EDHE: Hoxha: Vendimi për heqjen e vizave, në fillim të dhjetorit

Procesi i liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit, mbesin të përshkushtuar në zbatimin e ERA”, tha Hoxha duke shtuar se ka pasur ngecje në zbatimin e komitetin rajonal dhe kjo për shkak të refuzimit nga ana e Serbisë.

Ndërsa David Cullen shef i njësisë për Kosovën dhe Maqedoninë në drejtorin ëe përgjithshme të komisionit Evropian.

Image

“ Ballkani Perëndimor ka qenë shumë i lartë në agjendën evropiane. Në rajon ka pasur zhvillime me Maqedoninë dhe Greqinë. I inkurajoj autoritete e Kosovës të përdorin sa më shumë këtë momentum, kjo është për të paraqitur përmsime konkrete për Kosovës dhe përmisim të jetëve të njerëzve.

Tutje Cullen ka thënë që në këtë takim do të kenë një agjendë të ngjeshur.

“Do të bisedojmë edhe për situatën ekonomike në Kosovë për të rritur vendet e punës, ndotjen e ambientit, arsimit duke përfshirë se ku jemi në MSA dhe në reformat e agjendës evropiane” tha ai.

Sipas tij progresi në Kosovë do të matet në zbatimin e ligjit.

“Progresi Kosovë do të matet sa i përket zbatimit të dokumenteve ligjore, dhe jam shumë i lumtur që keni theksuar një numër të zhvillimeve që janë marrë nga reforma publike. Kosova ka potencial të madh dhe kemi mjetet për këtë aktivizuar këtë proces”, tha ai./ZËRI/

Image