Thaçi: UÇK-ja në listat zyrtare ka pasur deri në 15.000 ushtarë

Aktuale October 08, 2018 - 17:22
DETAJET

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot në një konferencë për media ka pohuar se në listat zyrtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qenë 12.000 deri në 15.000 luftëtarë.

“Të gjithë e dinë që në listat zyrtarë të veteranëve të Kosovës nuk kanë qenë më shumë se 12.000 deri në 15.00”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE: Thaçi: Haradinaj ka nevojë të korrigjohet

Tutje ai ka thënë qe pa dallime ai respekton të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Gjithashtu kur flasë për 12.000-15.000 luftëtarë që kanë qenë me armët në dorë dhe me uniformë duke vlerësuar dhe respektuar kontributin e gjithsecilit qytetarë dhe për mua që të gjithë pa dallim janë çlirimtarë të Kosovës për kontributin e tyre që kanë dhënë në një formë apo në një tjetër”, ka thënë ai. /ZËRI