Lobimi për viza mbledh Komisionin për Integrime Evropiane dhe Dhurata Hoxhën

Aktuale October 08, 2018 - 16:43
DETAJET

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti sot një takim pune me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në procesin e lobimit për liberalizimit e vizave për Kosovën, thuhet në komunikatën për media dërguar nga Zyra për informim në Kuvendin e Kosovës, transmeton “Zëri.info”

Duke pasur parasysh që jemi në fazën finale të vendimmarrjes së Institucioneve të BE-së, si dhe duke pasur parasysh rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane shprehen vullnetin e tyre që në  koordinim me Ministrinë e Integrimit Evropian të vazhdojnë angazhimin e tyre më të shtuar në procesin e lobimit te shtet anëtare të zonës Schengen, me qëllim që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti, thuhet tutje në komunikatë.

LEXO EDHE: Thaçi: Haradinaj ka nevojë të korrigjohet

Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane, si dhe ministrja Hoxha, ranë dakord se nevojitet një bashkëpunim më i theksuar i të dyja palëve, që të ketë koordinim në procesin e lobimit të vizave, në atë mënyrë që të organizohen sa më shpejt takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të merren veprimet  e duhura drejt përmbylljes me sukses të këtij procesi.ë /zëri