Shala: Nisma nuk i përkrah “lojërat e rrezikshme” të Thaçit

Aktuale October 06, 2018 - 21:35
DETAJET

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se  është kundër idesë së presidentit të vendit, Hashim Thaçit për korrigjimin kufitar me Serbinë, raporton “zëri.info”.

Sipas Shalës kjo gjë është problem pasi që bashkëngjitja e Kosovës Lindore me Kosovën duhet të bëhet ngadalë e jo me shkëmbim territoresh apo me marrëveshje.

LEXO EDHE: Shala kërkon të mos ndalen pagesat e veteranëve deri të zbardhet e vërteta

Zëri: Pra ju jeni kundër që një individ i vetëm ta udhëheqë dialogun apo kundër që z. Thaçi ta udhëheqë dialogun?

Shala: Ne nuk jemi kundër individëve, por kundër ideve dhe ne mendojmë që nuk duhet t’i lihet në dorë një personi çështja e dialogut. Por jemi të gatshëm që një institucion t’i udhëheqë bisedimet e jo një individ ta bëjë atë. Edhe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës z. Thaçit nuk i takon të jetë kryenegociator i bisedimeve me Serbinë. 


Zëri: A e përkrahni ju personalisht idenë për Bashkimin e Luginës me Kosovën dhe a mendoni që një gjë e tillë është e arritshme për Kosovën pa i dhënë asgjë në shkëmbim shtetit serb?

Shala: Të gjithë shqiptarët e përkrahin bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, por problemi është si do të bëhet kjo gjë? Nëse ajo bëhet me ndërrimin e territoreve, atëherë ne nuk e përkrahim një gjë të tillë. Edhe ajo pjesë është jona dhe dalëngadalë do t’i vijë koha që edhe ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës, por jo me shkëmbim territoresh me shtetin serb. Ende pa u njohur Kosova nga OKB-ja të fillojmë ne me këso lloj lojërash, që besoj se janë të rrezikshme dhe prandaj ne nuk i përkrahim.