Thaçi: Unë e kam mirë me çdo lider politik në vend

Aktuale October 06, 2018 - 16:51
Lajmet e fundit nga vendi

I pyetur për mosmarrëveshjet e mundshme të tij me Kadri Veselin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, i pari i vendit Hashim Thaçi përmes një konference për media ka thënë se ai e ka mirë me të gjithë liderët politik në vend duke përfshirë kështu edhe ata të dy, raporton “Zëri.info”.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat e askujt. Bashkëpunimin edhe me Veselin edhe Haradinajn është shumë I mirë në bashkëpunimin për konsolidimin e shtetit në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Mirëpo në anën tjetër Thaçi ka thënë se nuk lejon që askush ta kap për hunde si dhe që as ai nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Unë e kam mirë me çdo lider. Bashkëpunoj me të gjithë dhe nuk pretendoj as me kap asnjë për hunde e as mem kap për hunde. Unë nuk I kam dëgjuar se në çfarë kontesti flasin. Unë bashkëpunojë me të gjë dhe e kam mirë më të gjithë”, ka thënë ai. /ZËRI