Pamjet kur Haradinaj ia thotë në sy Hashim Thaçit: Do t’i ruajmë kufijtë nga ti
Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e lejoji që t’i ikë momenti kur u ndodh përballë Hashim Thaçit sot gjatë inaugurimit të një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt për t’i thënë në sy se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.
Haradinaj i tha Thaçit se do të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe nuk do lejohet askush që t’i prek ata. Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Thaçi përmendi përsëri korrigjimin e kufijve pasi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë: UÇK-ja të pamundurën e bëri realitet!
Kundër Thaçit, me tone më të buta, foli edhe Veseli i cili tha se duhet ruajtur integriteti territorial i vendit.
Ky është rasti i parë para publikut që Haradinaj ia ka përsëritur Hashim Thaçit se do ti mbrojë kufijtë nga ai.
Ndryshe që nga paraqitja e parë e Thaçit në publik për ndryshim të kufijve, Haradinaj ka dalë kundër duke thënë se ky ndryshim çon në luftë dhe konflikt të ri. /Gazeta Express