Thaçi: Bashkimi i Gjermanisë, themel i Evropës së bashkuar

Aktuale October 04, 2018 - 17:26
Lexo detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot së bashku me ambasadorin Heldt dhe me miqtë gjerman në Kosovë kanë shënuar përvjetorin e njëzet e tetë të bashkimit të Gjermanisë, raporton “Zëri.info”.

Presidenti Thaçi me këtë rast një një postim në “Facebook”, ka shkruar se bashkimi i dy Gjermanive ka vendosur themelet e një Evrope të Bashkuar.

LEXO EDHE: Veseli: Lëvizja kombëtare e shqiptarëve u frymëzua nga rënia e Murit të Berlinit

Postimi i plotë:

Me ambasadorin Heldt dhe miqtë gjermanë sot e shënuam përvjetorin e njëzet e tetë të bashkimit të Gjermanisë. Atë ditë, përveç që u bashkuan dy Gjermanitë, u vendosën edhe themelet e një Evrope të bashkuar rreth vlerave më të qëndrueshme të qytetërimit perëndimor. Rënia e murit të Berlinit dëshmoi se sado të larta që mund të jenë muret, ato nuk mund ta mbajnë të ndarë një komb padrejtësisht. /ZËRI