Kjo është përqindja e qytetarëve që votuan deri në ora 13:00 në Maqedoni

Aktuale September 30, 2018 - 13:54
Lexoni më shumë detaje

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, 16 % e votuesve  gjegjësisht 260 mijë votues  kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum.

Të dhënat janë  të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime.

KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit.