Ish-zëvendës shefi i CIA: SHBA-të nuk do ta kundërshtonin ndryshimin e kufijve

Aktuale September 30, 2018 - 10:25
Lexoni më shumë detaje

Ish- zëvendës shefi i CIA për Ballkanin, Stephen Meyer, po konsideron se Amerika do ta pranonte një ndryshim të mundshëm kufijsh në Ballkan.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, Meyer ka thënë se Ballkani tashmë është në një udhëkryq, dhe se liderët e saj duhet të sillen si të tillë, e jo si subjekte të shteteve të Perëndimit, transmeton lajmi.net.

“Politika e SHBA-ve e ka rikthyer vëmendjen në Lindjen e Mesme, Rusinë dhe Ballkanin, vende këto që nuk përbënin prioritet në vitet e 90-të. Ndonëse, pjesa më e madhe e politikës ndaj Ballkanit qëndron në në një çështje të inercionit nga e kaluara, dhe tani administrata e re thotë se është në dorën tuaj të vendosni, kjo është një mundësi e mirë për ju liderë”, shprehet Meyer.

Sipas Meyer, megjithëse SHBA-të nuk do ta kundërshtonin një ndryshim të mundshëm kufijsh, këtë do ta bënte Gjermania, e cila sipas tij i frikësohet kësaj destabilizimit.

“Problemi është në Departamentin e Shtetit, diplomatët që punojnë në atë regjon  për vite e kanë vendosur një vijë zyrtare. Por ajo po ndryshon tani. Nuk besoj që nese lidershipi këtu do të dëshironte një ndryshim kufijsh,  Washingtoni do ta kundërshtonte atë. Megjithatë Gjermania do ta bënte, sepse i frikësohet jostabilitetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, Britania është ende e pavendosur për një ide të tillë.

Meyer shton se edhe Bashkimi Evropian do ta pranonte një zgjidhje të tillë nëse do të arrihej në mënyrë paqësore.

Sipas tij, bisedimet e Thaçit me Vuçiq për demarkacion mes dy vendeve, nënkuptojnë ndryshim kufijshë.

Meyer thotë se një proces i tillë do të përcillet edhe me kërkesën e kroatëve të Bosnjës për tu bashkëngjitur me Kroacinë, ku një referendum është i nevojshëm.

Theksojmë se ashpër kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalur vetëm Gjermania, ndërkaq që SHBA mbështet një zgjidhje paqësore mes dy vendeve.