Përfundon e qetë protesta e Vetëvendosjes kundër Hashim Thaçit
Aktuale
September 29, 2018 - 16:18
Lexoni më shumë detaje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka mbyllur protestën që është organizuar kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e tij për korrigjimin e kufijve.
Pas fjalimit të tij, Kurti ka falënderuar protestuesit dhe u ka thënë se takohen herëve të tjera duke mos përmendu ndonjë datë se kur mund të ketë organizim tjetër nga partia e tij për protestë.
Protesta ka përfunduar e qetë, pa incidente.