Daçiq thumbon Pacollin pas asaj çfarë ndodhi në SHBA

Aktuale September 27, 2018 - 09:28
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është e turpshme ajo që po bëjnë përfaqësuesit e Kosovës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Daçiq ka deklaruar se Prishtina në Nju Jork ka dërguar 41 përfaqësues ndërsa delegacioni serb i kryesuar nga kryeministrja, Ana Bërnabiq ka dhjetë anëtarë, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se delegacioni i Prishtinës nuk ishte i ftuar zyrtarisht në takim me kryeministrin e Marokos.

“Nëse shikoni në Twitter mund të shihni lajme të ndryshme, edhe takime nëpër korridore. Ishte një turp i madh kur kryeministrit maroken iu afrua Pacolli dhe më pas shkroi se kishte diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

“Gjithçka që shqiptarët bëjnë është mëngjes i vonë”, ka ironizuar Daçiq.