''Ushtrinë e bëjmë me ligj, sepse Lista Serbe është peng i Beogradit''

Aktuale September 26, 2018 - 22:15
Mësojeni se kush thotë kështu

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se qeveria do të vazhdojë me planin për ta bërë ushtri Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes ndryshimeve ligjore, duke ditur refuzimin e deputetëve serbë për t’i votuar ndryshimet kushtetuese në këtë proces.

Ai në Klan Kosova ka deklaruar që nuk mund të pritet derisa deputetët e Listës Serbe të shqiten nga të qenit peng i Beogradit, dhe se ka mirëkuptim ndërkombëtar për ta bërë ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore.

“Kjo qeveri mund të kritikohet për shumë gjëra, por kemi marrë dy veprime që kanë qenë të rëndësishme: e kemi ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi dhe kemi marrë vendim që përmes ndryshimeve ligjore ta përmbyllim procesin e bërjes të ushtrisë”.

“Nëse deputetët e komunitetit serb, të cilët në këto vitet e fundit, janë më shumë instrument i Beogradit dhe nëse Beogradi do ta bllokojë çdo vendimmarrje të rëndësishme, si ushtria, unë mendoj që duhet ta vazhdojmë procesin edhe me ligj”.

“Ka një mirëkuptim të plotë që ne përmes ndryshimeve ligjore ne ta përmbyllim procesin e bërjes të ushtrisë së Kosovës”.

“Sjellja e Listës Serbe mund të ndryshojë vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën. Ndryshe, aktalisht serbët e Kosovës janë peng i Beogradit dhe asnjëherë nuk do të votojnë për bërjen e ushtrisë”.