Thaçi dhe zonja e parë takojnë Trumpin dhe zonjën e parë të SHBA-së

Aktuale September 26, 2018 - 13:57
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe me zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump.

Presidenti Thaçi ka shkrepur një foto dhe i ka uruar SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që ia ka dhënë Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit: 

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë. HTH