Haradinaj: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim bilateral me SHBA-në

Aktuale September 25, 2018 - 13:36
Lexo detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për gazetën “Newsweek”, ku ka folur rreth bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe të SHBA-ve, raporton “Zëri.info”.

Përmes një postimi në “Facebook”, i pari i ekzekutivit ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një hap tjetër drejtë fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

LEXO EDHE: Pacolli: Mbështetja të OBI-it për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është jashtëzakonisht e rëndësishme

“Në intervistën time për Newsweek, përballë Cristina Manza, ndër tjera, theksova se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Kësisoj, Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka konfirmuar se në këtë intervistë ka folur edhe për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike në Kosovë.

“Pata rastin të flas edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përmendur faktin se Kosova ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike, një tjetër veprim i yni që dëshmon përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me ShBA-në”, ka përfunduar ai. /ZËRI