Bajrami: Tani është koha e duhur për reforma zgjedhore

Aktuale September 25, 2018 - 10:44
Lexoni më shumë detaje

Arsim Bajrami, përfaqësues i PDK-së tha se pikërisht tani është koha e duhur për këtë proces, raporton Zëri.info.

“Është një temë e përfolur po asnjëherë e përfunduar, elementi kyç është çuarja në fund e reformës zgjedhore, por ka munguar vullneti i partive, koha më e përshtatshme për këtë reformë është tani, sepse tani është një situatë e qetë ne si PDK mendojnë se është koha e përshtatshme në dy aspekte ai substancial dhe ai përmbajtjesor. Kemi arritur standardin më të lartë me zgjedhjet e fundit”, ka thënë ai në diskutimin e D4D me temën për reformë zgjedhore.

Sipas tij një çështje shumë e nevojshme është zona zgjedhore.

“Problemi është a do të hapin temën e zonave zgjedhore a do të organizojmë raportin në mes të zgjedhësve dhe të zgjedhurve, ku duhet të ketë llogaridhënie . A e dinë deputetët rolin e tyre kushtetues, shumica nuk e dinë kontratën e tyre të punës, duhet të mendohet model për të rritur llogaridhënien”, tha ai duke shtuar se në reformë duhet të përfshihet zgjedhja e presidentit. /ZËRI/