Haradinaj takohet me zyrtarin amerikan, tregon se për çka biseduan

Aktuale September 24, 2018 - 16:05
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka ngrënë mëngjes pune me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, raporton zeri.info.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova është me fat që ka aleatë të tillë, që i kanë dhënë shtytje Kosovës për të ecur përpara.

Ndërkohë, ka njoftuar se me Maroccon ka biseduar për veprimet e ndërmarra në kuadër të forcimit e sundimit të ligjit, si dhe për angazhimin e Kosovës lidhur me luftën ndaj ekstremizmit.

“Vizitën zyrtare në ShBA e nisëm me një mëngjes pune me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, me të cilin biseduam për veprimet e ndërmarra në funksion të konsolidimit të brendshëm të vendit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë dhe për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”, ka deklaruar ai.

Haradinaj më tej, ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm karshi vlerave euro-atlantike.

Pos Haradinajt, në SHBA po qëndron edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pasi që atje do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Zeri/

Image