Bërnabiq kryeson delegacionin e Serbisë në OKB

Aktuale September 24, 2018 - 09:48
Lexoni më shumë detaje

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të kryesojë një delegacion të Serbisë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga sot deri më 28 shtator në Neë York.

Pjesë e delegacionit serb do të jetë gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq.

Atje nuk ka shkuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që, Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli kanë udhëtuar të dielën për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.