Dodik-Haradinajt: Mos luaj me forcën e serbëve, ata nuk lejojnë t’iu humbet dinjiteti

Aktuale September 23, 2018 - 23:25
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i “Republika Sprska”, Milorad Dodik i ka kthyer përgjigje kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth deklaratës se kufijtë ndryshohen vetëm duke i veshur çizmet ushtarake.

Ai në intervistën për Sputnik tha se çizmet ushtarake mund ‘t’ia vesh një maceje’ duke theksuar se nuk duhet të luhet me forcën dhe vendosmërinë e serbëve.

“Populli serb është popull tolerant por nuk është i gatshëm ta humbasë dinjitetin e tij”, ka thënë Dodik, transmeton lajmi.net.

Dodik i dha porosi popullit serb të bashkohen rreth idesë së korigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, ide që sipas tij duhet udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe pse siç tha ai, Vuçiq po ndjen vështirësi në këtë proces.

Ai ka shtuar se Serbia e ka përkrahjen e ‘Republika Srpska’ sa i takon idesë së korigjimit të kufijve.

Për mundësinë që çështja e Kosovës të shkojë përsëri në OKB, ai tha se deri më tani askush nuk e ka hequr rezolutën 1244, dhe se duhet të respketohet nga të gjitha rezolutat e OKB-së.