Zonja e Parë, pjesë e delegacionit kosovar në SHBA

Aktuale September 23, 2018 - 16:39
Lexoni më shumë detaje

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në SHBA, kryeson delegacionin shtetëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton “Zeri.info”.

Siç njofton zyra e Presidencës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë, Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Gjatë qëndrimit në New York, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, përcjell më tutje “Zëri”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në New York, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme. /ZËRI/