Ish-Kryeministri i Shqipërisë flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Aktuale September 22, 2018 - 11:33
Lexo tjera detaje

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasnqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja. Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar. Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Kransiqit, i cili u rrivarros të premten në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

"Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Majko, në një intervistë për Gazetën Express, të dhënë në tetor të vitit 2015.

Majko ka lënë mundësinë që vrasje e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri.

“Në atë kohë, në Shqipëri ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko, për Express.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.

“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do janë shqiptarët”, ka thënë Majko.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. 

Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.